E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë/ Aksident i rëndë në Malishevë, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Malishevë të Kosovës, ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sipas autoriteteve të Kosovës, në aksident u përfshinë dy automjete.

Për pasojë humbën jetën 2 persona, një burrë dhe një grua.

Ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›