Kosovë: Arnal, durim në hetimin e krimeve
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka publikuar një raport lidhur me punën e saj gjatë 12 muajve të kaluar, e cila ka të bëjë me arritjen në luftën kundër krimeve të rënda, përfshirë krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Në një njoftim për shtyp të EULEX-it, thuhet se raporti përfshin periudhën ndërmjet muajve korrik 2010 dhe qershor 2011 dhe i përvijon aktivitetet në të cilat ka qenë e përfshirë PSRK-ja, përfshirë arrestimet e kryera nën mbikëqyrjen e prokurorëve specialë, si edhe një numër të rasteve, të cilat janë duke u hetuar aktualisht, në fushën e korrupsionit, të krimeve të luftës, terrorizmit, krimit të organizuar dhe krimit financiar.
Isabelle Arnal, drejtuese e PSRK-së citohet të ketë thënë se PSRK-ja është përballur në mënyrë efektive me sfidat e lëndëve të trashëguara nga UNMIK-u dhe me ato të aktivitetit kriminal.
Ajo po ashtu ka lavdëruar bashkëpunimin ndërmjet personelit vendas dhe atij ndërkombëtar.
Gjatë periudhës të cilën përfshin kur raport, PSRK-ja në bashkëpunim të plotë me PK-në dhe Policinë e EULEX-it ka ndërmarrë më shumë se 28 aktivitete operative para mbajtjes së gjykimit përfshirë bastisje dhe arrestime.