E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanovic kritikohet nga deputetët e opozitës

Bisedimet me Prishtinën dhe marrëdhëniet me aleancat ushtarake kanë qenë tema të pyetjeve që ligjvënësit serbë u kanë drejtuar përfaqësuesve të qeverisë në Kuvendin e Serbisë. Deputetët e opozitës kanë pohuar se negociatat me Prishtinën janë hap drejt njohjes së Kosovës.
 

Kryenegociatori serb, Borislav Stefanovic, është përballur me akuzat se me anë të bisedimeve, Beogradi u jep legjitimitet institucioneve të Kosovës.
 

Stefanovic u tha deputetëve se nuk do të lejohet përdorimi i pasaportave kosovare e as targat me emblemën e Kosovës, por megjithatë pranoi se disa zgjidhje që priten në ditët e ardhshme, nuk do t`i pëlqejnë opozitës.
 

“Beogradi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por kërkohen zgjidhje praktike për jetën e shqiptarëve dhe të serbëve, prej të cilëve, `90 % kanë dokumente kosovare`”, ka thënë Stefanovic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›