E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Bajram Rexhepi përgjohet që prej 9 vjetësh

Çdo fjalë që ministri i brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi ka folur për nëntë vjet nëpërmjet telefonit është përgjuar dhe ai dyshon se këtë po e bën EULEX-i. Madje ka deklaruar se ka njoftuar zyrtarët e këtij misioni se dikush nga strukturat e tij po e përgjon ndërsa ka shtuar se telefoni i tij përgjohet që nga viti 2002. “Nuk e di se kush është pasi po ta dija do t`i padisja”, ka thënë Rexhepi.
 

Denoncimin publik se po përgjohet ai dhe kryeministri Hashim Thaçi, Bajram Rexhepi e ka bërë të hënën gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Siguri të Kuvendit të Kosovës. Për këtë arsye ai ka thënë se vendimi për dërgimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës është marrë dy orë para se aksioni të fillonte.
 

“Bisedat e mia me kryeministrin Thaçi përgjohen nga ndërkombëtarët, e më pas edhe dekonspirohen. Në të kaluarën ka pasur bashkëpunëtorë nga UNMIK-u që kanë bashkëpunuar me strukturat ilegale. Për këtë arsye është planifikuar shpejt aksioni në veri”, ka thënë Rexhepi.
 

Kryeprokurori i Qarkut të Prishtinës, Aleksandër Lumezi, ka thënë në momentin kur ministri ka pohuar se ekziston dyshimi se janë duke u përgjuar ai dhe kryeministri Thaçi se policia e Kosovës duhet të nisë hetime në lidhje me këtë çështje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›