Argjentinë, aksident hekurudhor, 9 të vdekur

Të paktën 9 viktima dhe 214 të plagosur është bilanci provizor i një aksidenti të rëndë hekurudhor në Argjentinë. Aksidenti ndodhi në periferi të Buenos Aires, ku një autobus u përplas nga një tren. Sipas dëshmitarëve, aksidenti ndodhi në momentin kur autobusi po kalonte mbi shinat e trenit.
Zyrtarët lokalë thanë se të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore për në spitalet rajonale, nga ku raportohet se një pjesë tyre janë në gjendje të rëndë.