E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Bastisje dhe arrestime ne lidhje me kontrabanden krimin e organizuar

Policia e Misionit te Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine sot ne mengjes ka kryer bastisje dhe arrestime ne gjithe Kosoven ne lidhje me krimin e organizuar dhe kontrabanden. Zyrtaret e EULEX-it thane se forcat e policise zhvilluan nje operacion bastisjesh ne kater kompani si dhe shtepite e shtate te dyshuarve ndersa eshte autorizuar arrestimi dhe paraburgimi i pese te dyshuarve. Dy te dyshuarit e tjere momentalisht ndodhen jashte vendit. Keto bastisje jane duke u realizuar ne saje te hetimeve te vazhdueshme te krimit te organizuar dyshimet per kontrabande karburanti shmangie nga tatimet dhe keqperdorimit te autorizimeve ne ekonomi. Hetimet jane duke u kryer nga departamenti ekzekutiv i policise se EULEX-it dhe Dogana e Kosoves nen mbikeqyrjen e prokurorit te EULEX-it te Gjykates se Qarkut ne Prishtine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›