Ne Kabul nje kandidate femer perpiqet te fitoje vota

Gul Shirin Beg Turkmen nuk duket si nje fituese e sigurt e nje vendi ne Parlamentin e Afganistanit kur te mbahen zgjedhjet me 18 shtator. Mirepo ajo ka nje perkushtim qe detyron cdokend te mendoje dy here per mundesite e saj.Ne zgjedhjet parlamentare afgane kandidatet nuk garojne neper rajone te vecanta dhe per kete ata tentojne te mbledhin sa me shume vota ne te gjithe qytetin.Megjithate Shirin Beg e cila eshte ne fillim te te 30-ave sapo ka mbaruar Fakultetin e Farmacise ne Stamboll dhe nuk eshte e lidhur me asnjerin nga grupimet e medha politike te Afganistanit. Ajo po shkon dere me dere per te kerkuar vota ne nje qytet qe nuk ka nje tradite te tille te gares zgjedhore.
Une do te shkoj neper shtepi nje nga nje te bej fushate. Une dua ti shoh se cilat jane problemet e njerezve. Populli i Afganistanit ka shume probleme. Per kete arsye une shkoj dere me dere - thote Shirin Beg.Grate afgane te habitura per viziten e saj ne shtepine e tyre cuditen qe nje kandidate ka zgjedhur lagjen e tyre qe eshte nje nga me te varfrat dhe teresisht e injoruar nga kandidatet e tjere.Po pse te mos e votoj Kandidatet femra jane me te mira se meshkujt. Une e di kete sepse femrat kane fuqi dhe kuraje. Meshkujt nuk ishin ne gjendje qe te benin dicka dhe ata nuk na degjuan fare ne - thote njera nga grate e shtepise te cilen kandidatja femer e ka vizituar.Shirin Beg qe 4 muaj po ben fushate ne lagjet me te varfra te Kabulit perfshire edhe lagjen Shahr Kona. Aty mungojne rruget e asfaltuara dhe kanalizimet ndersa plehrat gjenden ngado.
Banori me i vjeter i lagjes Muhammed Zahir thote se askush nuk ka bere dicka te ngjashme me ate qe po ben Shirin Beg.Ju po pyesni nese dikush ka ardhur ketu qe te mesoje me shume per situaten tone Pergjigjja ime eshte lsquojo. Rruget jane perplot pluhur dhe plehra. Femijet tane jane te semure. Edhe ne jemi te semure. Askush nuk pyet per ne. Ne nuk kemi as uje te pijshem - thote banori me i vjeter i lagjes.Shirin Beg edhe para se te fillonte fushaten ka ndihmuar disa lagje te varfra me ndertimin e kanalizimeve ndersa kater vellezerit e saj kane marre ne pune banore te ketyre lagjeve ne bizneset e tyre.Kjo kandidate femer afgane gjithashtu ka kontribuar edhe ne shtimin e numrit te votuesve pasi ka bindur anetaret meshkuj te familjeve te 500 grave afgane qe te lejojne regjistrimin e tyre dhe me pas edhe te votojne kur te mbahen zgjedhjet me 18 shtator.Ate dite do te shihet edhe nese e gjithe kjo strategji e saj teresisht e pazakonte do ti shpaguhet apo jo...