Emergjencë për temperaturat e larta
Rusi
Ministria ruse e Emergjencave thotë se 34 vetë kanë humbur jetën deri tani, si rezultat i zjarreve që kanë prekur disa pjesë të vendit, në kushtet e temperaturave të larta. Zyrtarët thonë se çdo ditë shpërthejnë mesatarisht 300 vatra të reja zjarri, por shtojnë se po arrijnë të shuajnë një pjesë të mirë të tyre. Nga zjarret është prekur një sipërfaqe rreth 5 mijë kilometra katrorë. Sipas zyrtarëve rusë, një pjesë e këtyre zjarreve janë shkaktuar nga hedhja e bishtave të cigareve. Kryeministri rus, Vladimir Putin, do të takohet me guvernatorët rajonalë për të diskutuar për situatën dhe dëmet e shkaktuara nga zjarret. Ato kanë sjellë dëme edhe në korrjen e drithërave dhe mund të çojnë në rritjen e çmimit të grurit.
#