Moratti: Snijder mbetet në Inter

Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka qetësuar tifozët e skuadrës së tij. Ai ka thënë se lojtari më i mirë, Wesley Snijder do të mbetet tek Interi, ndërsa ekipi ka përmbyllur një fushatë të mirë blerjeje. "Ishte një fushatë e dobishme e transferimeve.
Zarate është një blerje e qëlluar. Forlan një lojtar klasi botëror, ndërsa Snijder do të mbetet me ne sepse kështu dëshiron ai" ka thënë Moratti.
Më tej ai ka shtuar: "Isha optimist edhe ditë më parë, dhe tani jam i bindur se kemi një ekip shumë të fortë". Inter ka zyrtarizuar gjatë ditës, dy blerje të vlefshme, Forlan dhe Zarate.