E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Daci Skemi qare pa hy ne bisedime me Serbine

Me 12 dhjetor ne Kosove do te mbahen zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare. Rreth 30 subjekte politike me mbi 1 mije e 300 kandidat jane regjistruar per te marre pjese ne keto zgjedhje. Zeri Amerikes fillon sot nje seri intervistash me udheheqesit e disa prej partive politike. Ne nje interviste per programin tone kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise Nexhat Daci shpalos disa nga arsyet e pjesemarrjes ne keto zgjedhje. Zoti Daci thote se Kosova eshte e detyruar te hyje ne bisedime me Beogradin per zgjidhjen e ceshtjeve te perbashketa. Ne intervisten dhene korrespondentit tone ne Prishtine Besim Abazi zoti Daci thote se integrimi i veriut te Kosoves do te jete nje proces i perbashket me mekanizmat nderkombetare.

Zeri i Amerikes Zoti Daci si po hyn partia juaj ne keto zgjedhje duke pasur parasysh se ato jane te jashtezakonshme dhe organizimi i tyre pasoi zhvillime interesante ne skenen politike te Kosoves

Nexhat Daci Jane zgjedhje te jashtezakonshme dhe ka qene veshtire me i parapa. LDD ka dhene gjithmone qe kjo qeveri shpejt do te na luse me e rrezu dhe ashtu ndodhi. Jemi te pergatitur ne plotni me nje platforme politike te sonduar me nje video-film per ate cfare ofron ne qeverisje LDD. Nuk kemi shume zhurme sepse doren ne zemer besoj se jemi parti shume e varfer per zhurme por per pune shume e disponuar me nje ekip te shkelqyer qe e ka nje pasterti une them jo vetem ne duar por edhe ne mendje sepse pa qene mendja e paster duart nuk mund te rrine te pastra.

Zeri i Amerikes Cila eshte arsyeja qe votuesi i Kosoves duhet te vendose kesaj radhe qe te votoje per LDD-ne

Nexhat Daci Po une e them me garancite me te medha. LDD eshte e gatshme ta funksionalizoje shtetin e Kosoves. Nje shtet qe do te qendronte ne shtyllat me te fuqishme te vetat. Ne integritet territorial ne sovranitet ne kushtetutshmeri do te thote jeta do te zhvillohej brenda ligjeve sepse ne keto tri vite e mendoj qe kemi qene mjerisht ne thonjeza po e them po out law country. Dhe ky eshte rreziku me i madh. LDD ka kapacitet dhe potencial per kete dhe pernjehere do te fillonte nje zhvillim i fuqishem ekonomik shume i bazuar ne fiskalitet dhe ne mundesi te veta pa endrra te medha qe do ti punesojme 150 mije veta ose 120 ose 30 mije. Pa rrene te medha dhe do te filloje te shihen ne gjashtemujorin e pare hapat e pare qe kthejne optimizem ne Kosove. Ne shendetesi ne shkence ne programe sociale dhe mbi te gjitha ne branshat e ekonomise qe do te jene lokomotive e terheqjes se zhvillimit ekonomik. Ne bujqesi dhe sektoret e saj turizmin dhe te gjitha sherbimet terciare. Dhe do te kete nje perkrahje minierat per ti riaktivizuar jo per te krijuar Trepca te ketyneherit por vertete ti demonstrojme Evropes sepse resurset e fuqishme humane dhe natyrore por te kishte pak mend vullnet dhe guxim do te ishte nje shtet i mire ballkanik.

Zeri i Amerikes Zoti Daci permendet ne fillim nje prej ceshtjeve me te diskutueshme qe eshte sovraniteti i Kosoves per shkak te gjendjes ne veriun e vendit. Te gjitha partite e permendin mundesine e integrimit te saj. Ju si do ta beni nje gje te tille

Nexhat Daci Une besoj ne menyren me te lehte te mundshme sepse besoj se respektoj nje respekt tek te gjitha fete kombet dhe i tere populli dhe nje vendosmeri te papare. Ajo qe do te analizohej mire nga ekspertiza vendore ne radhe te pare dhe ajo nderkombetare une do te futesha ne procesim pa asnje hamendje. Dhe duke e pasur e besoj on board edhe Serbine e cila eshte e lodhur dhe e keputur edhe ekonomikisht sepse une jam nga lugina e Presheves dhe i kam informatat ditore. Prandaj ne qofte se nuk jemi ne gjendje ne me instalua shtetin demokratik krejt tjerat jane pallavra jane pallavra per pasurimin e xhepave personal. Dhe shpeshhere habitem si lideret e partive politike e mendojne Kosoven si nje kompani te shekullit XIX diku qe eshte personale qe mund ta menaxhojne ne menyre feudale. Kjo ne LDD nuk qendron si opsion.

Zeri i Amerikes Kur po flisni per veriun dhe bashkepunimin me qytetaret ne veri a keni vija te tilla qe mund ti shfrytezoni per nje gje te tille

Nexhat Daci Une mendoj qe po. Ka kanale te fuqishme. Por mbi te gjitha mbi te gjitha asnje kriminel nuk do te gjej strehim ne veri dhe faza e pare do te jete derratizimi i terrenit dhe dezinfektimi ne te njejten menyre sic e kam dezinfektuar sallen e Parlamentit te Kosoves ku jane mbajt gjykimet e Sllobodan Milloshevicit me policine kosovare. Mendoj qe per gjithcka jemi te pergatitur dhe ne ate menyre qe te fitohet perkrahja nen nje e popullates vendore dhe eksperteve dhe do te kerkojme ekspertize gjithmone nderkombetare. Ne radhe te pare ne shqiptaret e dime ate se pa Ameriken nuk ka. Ndonjehere themi politikisht kibla e Kosoves dhe e shqiptareve eshte Amerika.


Zeri i Amerikes Dhe edhe nga kibla e shqiptareve sic thoni ju Amerika kane ardhur thirrjet per fillimin e bisedimeve me Serbine menjehere pas zgjedhjeve te pergjithshme te jashtezakonshme ne Kosove. Si i shihni keto bisedime dhe cfare prisni prej tyre. A jeni te gatshem te hyni ne to

Nexhat Daci Une besoj qe nuk kemi qare pa hy. Do te thote eshte vullnet i imponuar me Rezoluten e OKB-se. Une po ti udheheqja dhe po te isha kam pershtypjen qe as prej Hitlerit nuk do te kisha frike se prej politikaneve dhe intelektualeve ne asnje menyre. Ne menyren me civilizuese te mundshme dhe ne menyren me te forte te mundur teorikisht dhe praktikisht por pa dhune pa kercenime dhe pa para ne dore. Kesh-in do ta eliminoja prej Kosoven gjate krejt qeverisjes.

Zeri i Amerikes Zoti Daci per ti realizuar tere keto nje parti e vetme ne Kosove e ka te veshtire dhe natyrshem qe ne nje fushate para zgjedhjeve shtrohen edhe pyetjet qe nganjehere tingellojne hipotetike por kush do te mund te ishin partneret tuaj ne nje qeverisje te re ne Kosove

Nexhat Daci Une jam teper i sinqerte me ty personalisht por edhe me Zerin e Amerikes. Une mendoj se une kam fuqi komplete politike intelektuale dhe morale qe me secilin partner do ta ktheja ne rruge te Zotit dhe ne rruge te Kosoves qofshin ata me wild e mundshem qe jane ne Kosove. Prandaj nuk kam asnje problem me thane qe do te bashkepunoje me Hashimin Thacin me Ramushin Haradinaj me Isen Mustafa Pacollin Behxhet. Por kam shume vullnet. Pa ma argumentue shume fuqishem cdo zgjidhje kurre nuk do ta nenshkruaja blanko.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›