E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Perkeqesohet situata e permbytjes ne Shkoder

Gjate dites se sotme eshte perkeqesuar situata ne zonat e permbytura te Shkodres. Tashme nen uje gjenden me shume se 14 mije hektare toke bujqesore disa mijera banesa dhe biznese private nderkohe qe numri i te evakuuarve ka arritur ne me shume se 12 mije persona. Vetem nga 6 lagjet e permbytura te qytetit te Shkodres jane evakuuar deri tani rreth 6 mije persona. Per momentin vemendja e autoriteteve te emergjencave civile eshte perqendruar ne evakuumin e personave te mbetur brenda zones se permbytjes si dhe ne furnizimin me uje dhe ushqime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›