E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet Shqiperia kerkon ndihme nderkombetare

Ne Shqiperi autoritetet kane kerkuar sot ndihme logjistike nga jashte. Presidenti Bamir Topi ka patur nje telefonate me homologun e tij turk Abdullah Gul ndersa nga ana e tij ministri i jashtem Edmond Haxhinasto ka patur kontakte me homologet e tij italian grek dhe turk per te kerkuar ndihme logjistike kryesisht helikoptere per shperndarjen e ndihmave. Pervec zones se Shkodres probleme serioze po shfaqen edhe ne zona te tjera te vendit

Situata ne perkeqesim te vazhdueshem ne zonen e Shkodres por dhe problemet qe po shfaqen ne pjese te tjera te vendit po bejne te pashmangshme kerkesen per ndihme nga jashte. Presidenti Bamir Topi ka patur nje bisede telefonike me homologun e tij turk Abdullah Gul te cilit i ka theksuar se gjendja eshte akute dhe nevojiten ndihma per popullaten. Per kete arsye presidenti Topi ka kerkuar nga pala turke mbeshtetje per logjistiken dhe transportin. Pergjigja ka qene e menjehershme dhe ndihmat e para nga Turqia sic njofton presidenca do te mberrijne qe sot. Me palen turke ka patur komunikim edhe ministri i jashtem shqiptar Edmond Haxhinasto i cili ka biseduar me homologun e tij. Ministri Haxhinasto i konfirmoi Zerit te Amerikes se ka komunikuar edhe me palen greke dhe italiane. Ndersa neser ai ka thirrur ne nje mbledhje ambasadoret e vendeve te Natos dhe Bashkimit europian ne Shqiperi. Nderkaq Ministria e Financave njoftoi se ka hapur llogari ne te gjitha bankat duke bere thirrje qe te ofrohen ndihma per zonat e prekura nga permbytjet

Vendi ne te vertete po kalon momente te veshtira. Qe prej dites se djeshme probleme me permbytjet apo bllokimet e rruges jane shfaqur ne shume pjese te tjera. Uji vazhdon te jete i pranishem ne Fushe Kruje ku ka shkaktuar jo pak deme. Po ashtu edhe ne pjese te Durresit si dhe disa lagje te ketij qyteti. Dalja nga shtrati i lumit Gjanice ka permbytur disa zona ne Fier. Permbytje ka patur edhe ne Berat apo dhe ne fushat e Maliqit Bllokime ka patur ne disa akse rrugore dhe ne autostraden Lushnje Fier kalimi u bllokua dhe realizohet permes rruges se vjeter. Ne disa pjese te tjera ka patur rreshqitje dherash I bllokuar ne disa segmente edhe transporti hekurudhor.

I vetmi lajm i mire ne keto moment eshte njoftimi nga sherbimet meterologjike sipas te cilave ne tre kater ditet e ardhshme do te kete kryesisht vranesira dhe shirat do te jene me intensitet te ulet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›