Kosove Dell Jo te dyshimte ne qeveri

“Në qeverisjen e ardhshme nuk duhet të jenë njerëzit që kanë qenë të dënuar, ose që janë në pritje të vendimeve nga gjykata”, ka deklaruar Dell.
Ndërkohë, presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi, njëkohësisht anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se deklarata e Dell nuk i referohet vetëm PDK-së.
“Ambasadori Dell ka folur për gjithë politikën në Kosovë dhe qeveria e re nuk do të përbëhet vetëm nga PDK, por edhe nga partitë e tjera të koalicionit”, ka pohuar Krasniqi.
Megjithatë, ai ka pranuar se Kosovës i duhet një qeveri e re me figura të reja, që të ofrojë një drejtësi të besueshme dhe të pastër moralisht.
“Ajo duhet të përbëjë hallkën kryesore të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të cdo natyre”, është shprehur presidenti i Kosovës.