E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haiti, kërkohet arrestimi i ish-presidentit Duvalier

Duvalier, 59-vjeç, aspo është rikthyer në Haiti pas një mërgimi 25-vjeçar. Ai u vendos në Francë pasi u largua me revolta popullore nga Haiti.

Ai theksoi se kishte ardhur për të ndihmuar popullin e dërrmuar të Haitit pas tërmetit shkatërrimtar të vitit të kaluar.

Në kundërshtim me kryeministrin e vendit, i cili theksoi se Duvalier është haitian dhe është i lirë të kthehet në shtëpinë e tij, “Human Rights Watch” dhe “Amnesty International” theksuan se ai duhet të përballet me drejtësinë.

Duvalier ishte vetëm 19-vjeç kur iu dha titulli “President i përjetshëm” nga i ati, famëkeqi Francois Duvalier, i cili udhëhiqte Haitin që prej vitit 1957.

Duvalier akuzohet për korrupsion masiv, represion dhe abuzim me të drejtat e njeriut gjatë viteve që ishte në krye të shtetit.

/Start/F.prroni/

                                                                                             2011-01-17 19:08
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›