E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizia formon qeverinë e pajtimit kombëtar

Njoftimi bëhet nga kryeministri aktual Mohammed Ghannouchi, i cili do të vijojë të mbajë postin e tij, vetëm pak ditë pas largimit të Presidentit Ben Ali nga vendi.

Ministri i Punëve të Jashtme, dhe i Mbrojtjes do të qëndrojnë në krye të ministrive ku ishin, teksa shumë figura opozitare i janë bashkuar qeverisë.

Qëllimi kryesor i qeverisë së sapo shpallur është përgatitja e vendit për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kryeministri i vendit shpalli një sërë masash të cilat do të sigurojnë hapjen politike dhe demokratike të vendit.
“Të gjitha partitë do të jenë të lira të operojnë në Tunizi, të burgosurit politikë do të lirohen, dhe medies do t’i sigurohet ‘liri totale’”, theksoi Ghannouchi.

/Start/F.Prroni/

                                                                                             2011-01-17 18:49
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›