Krujë, gjuan peshk me dinamit, humb jetën 77 vjecari
KRUJË- Një 77 vjeçar nga Kruja ndërroi jetë sot në mengjes në Spitalin Ushtarak në Tiranë pasi ishte plagosur një ditë më parë me dinamit.
Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë i Krujës bënë të ditur se 77 vjeçari Gani Kullaj, banor i qytetit të Krujës, ishte duke gjuajtur peshk me dinamit në një nga rezervuaret pranë qytetit. Por
shpërthimi i papritur i dinamitit ka bërë që Kullaj të humbasë krahun. Megjithse ai u dërgua me shpejtësi në Spitalin Ushtarak në Tiranë, nuk mund të mbijetojë, pasi kishte humbur shumë gjak.
(d.b/BalkanWeb)