Kosovë, Feith:Prioritetkrijimi i besimit meskomuniteteve
PRISHTINË- Krijimi i besimit mes komuniteteve është prioritet, tha sot Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Pieter Feith. Sipas zyrës së tij, ai komentoi raportimet e sulmit ndaj një të kthyeri në fshatin Oprashkë, pranë Osojanit, në Kosovën perëndimore.
"Unë e dënoj këtë akt të dhunshëm, i cili është incidenti i tretë në këtë zonë gjatë javëve të fundit. Hetimi nga Policia e Kosovës ka filluar. Ai duhet të çohet deri në fund dhe ndjekja e nevojshme penale të kryhet si rezultat i këtij hetimi", tha Feith.
Ai u bëri thirrje të gjitha institucioneve relevante që ta përkrahin këtë hetim dhe të bashkëpunojnë plotësisht me Policinë e Kosovës në mënyrë që autorët e dhunës të vihen përpara drejtësisë.
"Unë i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Istogut që të ndërmarrin masa proaktive për të luftuar krimin dhe për të krijuar besimin brenda dhe mes komuniteteve", ka deklaruar Feith.
Ndërkohë, nga Istogu është njoftuar se kryetari i komunës, Haki Rugova, ka dënuar rrahjen e qytetarit serb që ka ndodhur në fshatin Oprashkë, një ditë më parë, ndërsa ka kërkuar nga organet e policisë që rasti të ndriçohet sa më shpejt.
(m.a/ata/BalkanWeb)