Raporti i MartyKrasniqi: T’i hiqetnjolla shqiptareve
PRISHTINE- Miratimi i Raportit të deputetit zviceran Dick Marty ka ngjallur reagime në Kosovë.
Presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi u shpreh se duhet të bëhen hetime të detajuara në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të hiqet njolla popullit shqiptar.
Sipas tij, ky raport ka dëmtuar imazhin e Kosovës dhe se kjo e fundit do të fokusohet që sa më parë të bëhen hetime rreth këtij raporti, dhe njëherësh ka kërkuar nga EULEX-i të nisin hetimet rreth këtij rasti.
Po kështu, nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, e ka quajtur miratimin e ketij raporti të dëmshëm për Kosovën. Isufi tha se raporti i Marty nuk është asgjë tjetër, vecse shpifje dhe i montuar politikisht nga Beogradi. Sipas tij, Kosova do ta fitojë edhe këtë betejë, ashtu sic ka bërë edhe herë të tjera.
Analistët në Kosovë thonë se ky raport ka për qëllim dobësimin e Kosovës karshi Serbisë gjatë bisedimeve të paralajmëruara.
(e.n/BalkanWeb)