E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimet e vrasjet në Siri, OKB shpreh shqetësim

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim mbi situatën në Daraa të Sirisë, ku ndërhyrjet e dhunshme të ushtrisë dhe policisë mbi banorët që protestojnë kundër Presidentit Bashar Al Asad, kanë shkaktuar shumë të vdekur dhe të plagosur. Forcat qeveritare i kanë refuzuar hyrjen në këtë qytet një misioni humanitar dhe agjencia e OKB-së nuk ka pasur mundësi të shpërndajë ndihma mjekësore për të dëmtuarit. Gjatë dy javëve të fundit në Daraa, qyteti më rebel i këtij vendi, qëndrojnë tanke dhe trupa ushtarake. Si kundërpërgjigje e kësaj dhune, BE-ja ka vendosur embargo armësh ndaj Sirisë, pasi do të përdoreshin kundër popullsisë. Zyrtarëve më të lartë të regjimit sirian u është ndaluar udhëtimi në 27 vendet anëtare të BE-së, madje asetet e tyre në këto vende janë ngrirë. Gjatë javëve të fundit, në Siri janë vrarë mbi 500 vetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›