Kosove Gjykata Kushtetuese thote se nuk ka boshllek institucional

Gjykata Kushtetuese e Kosoves sqaroi sot se vendi nuk ka boshllek institucional pas vendimit te saj me te cilin e shpalli jo kushtetuese zgjedhjen e presidentit te Kosoves Behgjet Pacolli.
Ne nje vendim te kesaj gjykate qe ishte pergjigje ne disa ceshtje te shtruara nga ish presidenti Pacolli kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi dhe qeveria e Kosoves gjykata veren se vendimi i saj per te shfuqizuar mandatin e presidentit ka hyre ne fuqi me 31 mars. Nga kjo date thuhet ne vendim Kosova ka ushtrues detyre te presidentit. Ndonese nuk thuhet ne vendimin e gjykates sipas kushtetutes ushtrues i detyres se presidentit eshte kryetari i Parlamentit.
Gjithnje duke iu pergjigjur pyetjeve Gjykata ka sqaruar se Parlamenti nuk ka nevoje te shperbehet dhe vendi nuk shkon ne zgjedhje te parakohshme.
Nderkaq ne pyetjen e shtruar nga qeveria nese eshte detyrim kushtetues prania e dy te tretave te deputeteve ne seance ne rundin e pare dhe te dyte te zgjedhjes se presidentit dhe nese mund te shkohet drejtperdrejt ne rundin e trete po qe se nuk jane 80 deputete te pranishem Gjykata nenvizon se nuk ka autoritet per te dale jashte objektit te ceshtjes dhe se sic thuhet situatat hipotetike sic jane permendur ne letren e qeverise jane jashte kufirit te objektit te ceshtjes dhe mund te jene baze per nje rast te ri.
Thaci Opozita fajtore nese vendi shkon ne zgjedhje te jashtezakonshme
Me heret gjate dites kryeministri i Kosoves Hashim Thaci fajesoi opoziten per situaten e krijuar ne vend ndersa paralajmeroi nje proces te shpejte te zgjedhjes se presidentit duke i bere thirrje opozites qe te heq dore nga bojkotimi. Ne seancen e 22 shkurtit kur zoti Pacolli si kandidat i vetem u zgjodh ne postin e presidentit ne ate qe u cilesua si votim jo kushtetues opozita braktisi sallen duke e lene Parlamentin pa numrin e mjaftueshem te deputeteve.
Gjykatat kushtetuese ka konstatuar se shkelja ka ndodhur nga bojkotuesit. Nese kjo pjese e opozites vazhdon me bojkot atehere ata detyrimisht e cojne vendin ne zgjedhje te jashtezakonshme brenda 45 ditesh tha kryeministri Thaci duke nenvizuar se dicka te tille nuk e pret as Washingtoni e as Bashkimi Evropian.
Opozita me qendrim te pandryshuar
Opozita nderkaq tha se nuk ka ndryshuar qendrim. Shefi i Grupit Parlamentar te Lidhjes Demokratike te Kosoves Ismet Beqiri tha se ajo do te sillet njesoj sikurse me 22 shkurt nese nuk ndryshon qasja e koalicionit qeverises.
Nese nuk ndryshon qasja e partnereve te koalicionit atehere ai do te mbetet problem i tyre se si do ta zgjedhin presidentin dhe LDK do ta kete qendrimin e njejte qe e ka pasur perfshire bojkotimin e seances shte e drejte demokratike e jona eshte pjese e demokracise eshte mjet ligjor i lejueshem i opozites qe ta perdore kete metode. Po ashtu ne kemi qene dhe jemi te gatshem per te arritur nje marreveshje kalimtare qe nuk do te nenkuptonte ne asnje menyre qe LDK do te hyje ne koalicion me PDK-ne... Por nuk eshte obligim i opozites me i sigurua numrat dhe zgjedhjen as qeverise as ndonje vendimi tjeter pozites tha zoti Beqiri.
Derisa vazhdojne diskutimet se si do te veprohet me tej me tejkalimin e situates Aleanca Kosova e Re ka mbledhur nenshkrimet e nevojshme per te kerkuar seance te jashtezakonshme te Parlamentit per zgjedhjen e presidentit. Po ashtu zyrtare te kesaj partie thane se kane mbledhur nenshkrimet e nevojshme te deputeteve per ri kandidimin e zotit Pacolli per kete post ndersa kane caktuar edhe deputeten nga radhet e tyre Suzane Novoberdaliu qe te jete si kunder kandidate meqe Gjykata Kushtetuese sqaroi se kjo eshte e domosdoshme. Por. Nenshkrimet ende nuk jane dorezuar ne kryesine e Parlamentit
Ende nuk eshte e qarte se si do te pasqyrohet ne tere kete situate vendimi i ri i Gjykates e cila thote se vendi ka ushtrues detyre te presidentit dhe sipas kushtetutes ky funksion mund te ushtrohet per gjashte muaj.