Arrihet marreveshja per patrulla te perbashketa te kufirit Maqedoni-Kosove

Ministrat e Rendit te Kosoves dhe Maqedonise Bajram Rexhepi dhe Gordana Jankullovska nenshkruan sot ne Shkup nje marreveshje per formimin e patrullave te perbashketa per kontrollin e kufirit midis dy vendeve. Dy ministrat vleresojne se me kete akt do te mundesohej thjeshtesimi i procedurave per menaxhimin e perbashket te kufirit ne aspektin e shtimit te sigurise dhe besimit midis sherbimeve nga te dy vendet dhe midis dy popujve. Qytetaret e te dy vendeve presin qe brenda nje te ardhmeje te afert te udhetojne vetem me leternjoftime ne shtetin perkates.