E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon regjistrimi i popullsise dhe i pronave ne Kosove

Ne Kosove sot filloi regjistrimi i popullsise dhe pronave qe do te jete regjistrimi i pare pas 30 vjetesh.

Per here te pare Kosova do te beje regjistrimin ne te njejten kohe dhe me mbeshtetjen edhe financiare te Bashkimit Evropian. Pergatitjet per regjistrim kane filluar qe ne vitin 2005 dhe jane vezhguar nga organizata te rendesishme nderkombetare. Mbi 5 mije regjistrues jane te perfshire ne kete proces qe do te zgjase 15 dite. Autoritetet u  kane bere thirrje qytetareve te Kosoves te marrin pjese ne kete proces qe sipas tyre do te krijoje parakushte per nje zhvillim te gjithembarshem ekonomik dhe nje mireqenie sociale. Ne veriun e Kosoves te banuar me shumice serbe regjistrimi ka filluar nga Organizata e Kombeve te Bashkuara per sherbime projektuese UNOPS meqe ne ate zone nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtines. Pjesemarresit ne regjistrim sipas autoriteteve jane te lire te deklarojne perkatesite etnike dhe fetare por nuk jane te detyruar ta bejne nje gje te tille. Megjithate ata kane nenvizuar se eshte me rendesi thelbesore qe te gjitha komunitetet te marrin pjese ne regjistrim me qellim te pasqyrimit e karakterit shumetnik te Kosoves. Regjistrimi i fundit i popullsise ne Kosove ka ndodhur ne vitin 1981. Dhjete vjet me vone shqiptaret bojkotuan regjistrimin qe po behej nga Beogradi. Regjistrimi i atij viti fliste per rreth 200 mije banore serb ne Kosove. Autoritetet ne Prishtine hedhin poshte pretendimet e Beogradit se numri i te shperngulurve serbe nga Kosova eshte rreth 250 mije.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›