E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Gjykata i heq imunitetin Fatmir Limajt

Gjykata Kushtetuese ka sqaruar imunitetin e deputetëve të Kosovës, duke iu përgjigjur një kërkese të Qeverisë. “Deputetët nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprimet dhe vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre. Kjo ka të bëjë me ndjekjen penale për veprat penale të cilat pretendohen të jenë kryer para fillimit të mandatit të tyre dhe gjatë rrjedhës së mandatit të tyre si deputetë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
 

Ndër të tjera në deklaratën për shtyp të kësaj Gjykate thuhet se deputetët nuk gëzojnë imunitet nga paditë civile për veprimet dhe vendimet jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre. Siç dihet, ky vendim prek direkt deputetin Fatmir Limaj, për të cilin EULEX ka ngritur aktakuzë për krime lufte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›