E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez në planet e Lazios

Rafa Benitez është duke u përfolur për stolin e trajnerit të Lazios, pas kërkesës së Edy Reja për largim.

Oferta për dorëheqje e Rejas u refuzua nga presidenti i Lazios, por situata mbetet e tensionuar te klubi italian, me tifozët që fishkëllyen trajnerin pas disfatës nga Genoa, shkruan Sport Mediaset.

Reja do të jetë në detyrë për ndeshjen ndaj Cesena, por ai është lodhur nga kritikat e tifozëve dhe njerëzve brenda klubit.

Në mesin e emrave që thuhet se është duke u menduar nga Lazio është edhe ish-trajneri i Liverpoolit dhe Interit, Benitez. Spanjolli ka thënë se dëshiron të rifillojë karrierën në Angli, por mundësia për të eleminuar kritikët italian mund ta joshë atë drejt Lazios.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›