Kosovë/ Hapet Festivali PriFilmFest
Teatri Kombëtar në Prishtinë ka hapur edicionin e parë të Festivalit të Filmit "PriFilmFest", i cili synon të promovojë Kosovën si shtetin më të ri në botë nëpërmjet kulturës.
Organizatorët e festivalit thonë se kanë punuar shumë që ky edicion t'i prezantohet publikut në mënyrë sa më profesionale.
"Janë bërë të gjitha përgatitjet për hapjen e festivalit. Ndërsa sa i përket filmave, gjithë javën do të shfaqen 30 filma këtu në Prishtinë, ku do të kemi rreth 70 shfaqje", tha drejtori artistik i festivalit, Fatos Berisha.
Do të ndahen 6 çmime për filmin, regjinë, aktorin dhe aktoren më të mirë, si dhe çmimi special i jurisë dhe ai i publikut.
Fituesit do të marrin skulpturën e dizajnuar të skulptorit Luan Mulliqi, "Hyjnesha e artë", punim i stilizuar i simbolit antik të qytetit të Prishtinës.