Ambasada amerikane: Enciklopedia, pretendime të pabaza
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përsëritur sërish gjatë ditës së martë kundërshtimin lidhur me akuzat e publikuara në Enciklopedinë e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë. "Pretendimet se oficerët amerikanë kanë trajnuar ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni gjatë konfliktit të vitit 2001 janë të pabaza dhe neveritëse", ka thënë për agjencinë franceze të lajmeve, AFP, një zyrtar i kësaj ambasade. "Jemi të zhgënjuer se ka institucione që vënë emrin e tyre pas pretendimeve të tilla qesharake", shprehen të njëjtat burime.
Nga ambasada e SHBA-së në Shkup vlerësojnë se institucioni i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë duhet të mendojë se çfarë do të ndërmarrë për të përmirësuar besueshmërinë e saj. "Do të jemi në kontakt me Akademinë për këtë gjë, dhe jemi të dëshpëruar nga fakti se ky institucion ka vendosur emrin e vet, mbi një pohim të pabazë", thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.