Kosove Ish-kryeministri Kosumi ne zgjedhje me parti te re
Ish-kryeministri i Kosoves Bajram Kosumi deri tani edhe nenkryetar i Aleances per Ardhmerine e Kosoves ndahet nga kjo parti dhe do te marre pjese ne zgjedhjet parlamentare me nje subjekt te vecante politik. Nepermjet nje deklarate per opinion zoti Kosumi ka bere te ditur sepas shperndarjes se Parlamentit te Kosoves dhe perfundimit te mandatit te tij si deputet i Aleances per Ardhmerine e Kosoves si dhe pas shpalljes se zgjedhjeve te jashtezakonshme ai do te marre pjese ne zgjedhje me nje formacion te ri politik. Zoti Kosumi ka njoftuar se eshte duke krijuar levizjen qytetare Per Demokraci.
Ky vendimi jep fund bashkepunimit te tij me Aleancen per Ardhmerine e Kosoves e cila drejtohet nga Ramush Haradinaj. Zoti Kosumi ne vitin 2005 mori postin e kryeministrit te vendit pas dorezimit te zotit Haradinaj ne gjykaten e Hages.
Ne fillim te vitit 2006 ai u largua nga posti ne kuader te ndryshimeve ne skenen politke qe pasuan vdekjen e ish presidentit te Kosoves Ibrahim Rugova. Largimi nga ky post kishte shenuar edhe fillimin e ftohjes se marredhenieve te tij me Aleancen per Ardhemrine e Kosoves te ciles I ishte bashkuar pas luftes ne Kosove ne kohen kur zoti Kosumi drejtonte Partine Parlamentare te Kosoves.