E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strasburgu pezullon ekstradimin e Almir Rrapos ne SHBA

TIRANE- Pezullohet ekstradimi drejt SHBA-ve per Almir Rrapon ish-sekretari i Ministrit te Jashtem Ilir Meta.

Te pakten keshtu deklaron avokati mbrojtes i Rrapos Ardian Visha sipas te cilit Gjykata Nderkombetare per te drejtat e njeriut ne Strasburg kerkon pezullimin e ekstradimit te ish-zyrtarit te Ministrise se Jashtme deri ne 15 dite pas vendimit qe do te jape Gjykata e Larte.

Sipas avokatit Ardian Visha pas urdherit te Strasburgut do te kerkohet ndryshim i mases ndaj klientit te tij duke qene se afatet e paraburgimit kane mbaruar.
Pak dite me pare Gjykata e Apelit la ne fuqi vendimin e dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare per ekstradimin e Rrapos drejt SHBA.

Ish-zyrtari i Ministrise se Jashtme Almir Rrapo u arrestua ne korrik ne ambientet e Ambasades Amerikane. Mbi 27 vjecarin rendojne akuza te renda si pjesemarrje ne organizate kriminale trafik droge armembajtje pa leje pengmarrje grabitje me arme dhe vrasje.

Sipas prokuroreve amerikane banda ku bente pjese ish-sekretari i Ministrise se Jashtme njihej si grupi i vellezerve Krasniqi.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›