E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Jahjaga vazhdon konsultimet me partitë politike

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka vazhduar takimet me përfaqësues të subjekteve parlamentare të Kosovë.

Ajo ka pritur nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala në kuadër të konsultave me partitë dhe subjektet politike në Kosovë për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Ferizajt.

“Presidentja Jahjaga theksoi se së bashku me forcat politike në Kosovë po kërkon një datë të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në komunën e Ferizajt duke respektuar afatet ligjore”, thuhet në njoftimin për media të publikuar nga kabineti i presidentes Jahjaga.

Në një njoftim tjetër të këtij kabineti, thuhet se presidentja Jahjaga është takuar edhe me kryetarin e Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›