E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Nuk ka zgjedhje serbe në Kosovë

Kreu i ekzekutivit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, ka thënë se ky pretendim i Serbisë do të dështojë.

“Qeveria e Kosovës është duke punuar maksimalisht me gjitha autoritetet ndërkombëtare që pretendimi i Serbisë për të organizuar zgjedhje në Republikën e Kosovës të dështoj plotësisht, sepse ne do të respektojmë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Dhe ky pretendim i vlerësuar dhe vlerësohet edhe sot si agresion i Serbisë në Republikën e Kosovës, një pretendim që do dështojë në tërësi”, ka deklaruar kryeministri në takimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës

Kryeministri ka thënë se për çdo eventualitet do të përdoret gjithë autoriteti kushtetues dhe ligjor, pra forca kushtetuese dhe ligjore në mënyrë që mos të lejohet Serbia të interferojë në çështjet e brendshme të Kosovës.

Thaçi ka falënderuar komisionarin për zgjerim të BE-së, Stefan Fule për dhënien e studimit të fizbilitetit për Kosovën, duke vlerësuar se ky është hapi konkret i Kosovës drejt perspektivës evropiane.

“Tani janë rritur përgjegjësitë tona për të implementuar kriteret tona, si parakusht i domosdoshëm për integrim në Bashkim Evropian. Edhe mesazhet e zotëri Fyle kanë qenë shumë të qarta dhe mbështetëse, por Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës kanë qenë shpresëdhënëse, jashtëzakonisht këmbëngulëse për të lëvizur më shpejt më mirë dhe një afat rekord”, ka thënë kryeministriThaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›