E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, KFOR-i dënon aktet e dhunës


Komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, ka shprehur keqardhje të thellë për viktimat e dhunës në veriun e Mitrovicës.

"Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e atyre që janë lënduar", ka thënë gjenerali Bentler, nëpërmjet një deklarate.

Sipas tij, "KFOR-i e njeh të drejtën për demonstrim paqësor dhe i dënon aktet e dhunës".

Më tej ai ka theksuar se nuk do të tolerohet "asnjë akt, i cili kërcënon sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë".

Nga shpërthimi i djeshëm në pjesën veriore të Mitrovicës është vrarë një person dhe janë plagosur 11 të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›