Tadiç, në Këshillin e Sigurimit pas incidentit në Mitrovicë
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka shtyrë vizitën e parashikuar për në datat 8 dhe 9 korrik në Malin e Zi, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila do të mbahet me 6 korrik.
Sipas Zyrës për informim të presidentit serb, Tadiç vendosi të shkojë në Neë York pas incidentit që ndodhi të premten në Mitrovicën veriore, ku vdiq një person dhe u plagosën 10 të tjerë, kryesisht të komunitetit serb teka po protestonin kundër hapjes së Zyrës për regjistrim civil nga Qeveria e Kosovës.
Tadiç shpërthimin në Mitrovicë e ka cilësuar si provokim për paqen dhe Serbinë.