Kosovë, ditë zie në veri
Në katër komunat e Kosovës me shumicë serbe, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe në pjesën veriore të Mitrovicës, sot është ditë zie për shkak të vdekjes së pediatrit Mesud Xhekoviq, i cili ndërroi jetë pas plagëve të marra të premten në shpërthimin që ndodhi në Lagjen e Boshnjakëve.
I ashtuquajturi ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç ka vizituar familjen e mjekut të vdekur dhe i ka përcjellë ngushëllimet e presidentit serb.
Ndërkohë sipas Qendrës Mjekësore në Mitrovicë, gjendja shëndetësore e 11 të plagosurve në shpërthimin e së premtes është e qenrueshme dhe të gjithë po shërohen me sukses.