Kosovë, KFOR-i i dënon aktet e dhunës
PRISHTINE-Komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, ka shprehur sot keqardhje të thellë për viktimat e dhunës dje në veriun e Mitrovicës.
“Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e atyre që kanë pësuar”, ka thënë gjenerali Bentler, nëpërmjet një deklarate per shtyp.
Sipas tij, “KFOR-i e njeh të drejtën për demonstrim paqësor dhe fuqishëm i dënon aktet e dhunës”. Më tej ai ka theksuar se nuk do të tolerohet “asnjë akt, i cili kërcënon sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë”.
Nga shpërthimi i djeshëm në pjesën veriore të Mitrovicës u vra një person dhe u plagosën 11 të tjerë.
(d.b/BalkanWeb)