E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, 85-vjecarjadenoncon në policipërdhunuesin

TIRANE-Një 40 vjecar është shoqëruar sot në Korcë për veprën penale të përdhunimit, pas denoncimit të një të moshuare.

Policia e Korcës bëri të ditur se shoqëroi sot shtetasin Artur Kovaci 40 vjecar pasi dyshohet se ka përdhunuar një 85 vjecare. Burimet e lartpërmendura shtuan se ka qënë e moshuara që ka bërë denoncimin në polici. Sipas fjalës së saj, Kovaci ka ushtruar dhunë seksuale mbi të.

Nuk dihen ende detaje mbi ngjarjen, por policia ka marrë në pyetje Kovacin për të mësuar më shumë rreth ngjarjes së denoncuar nga e moshuara 85 vjecare.

Ngjarja ne fjale na kujton ngjarjen e rende pak dite me pare kur pre e nje perdhunimi ra nje vajze 9 vjecare nga Kolonja e Lushnjes. Ne pranga si i dyshuar ndodhet nje 17 vjecar, nderkohe qe familjaret e tij kane protestuar se policia ka gabuar person. Vajza nderkohe dnodhet ne gjendje te rende fizike dhe psikologjike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›