E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Rama po cënonautonominë lokale

TIRANë- Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Bujar Nishani, njëkohësisht Ministër i Drejtësisë, shprehu sot shqetësimin për shkeljen e rëndë që kryebashkiaku Edi Rama po i bën autonomisë lokale dhe parimeve të decentralizimit në funksionimin e minibashkive në kryeqytetit.

Nishani tha se Rama po shkel rëndë në mënyrë të përsëritur ligjin për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës, i cili përcakton statusin dhe të drejtat e minibashkive në kryeqytet.

"Rama refuzon prej kohësh të zbatojë vendimet e përsëritura të Këshillit Bashkiak të Tiranës për respektimin e të drejtave administrative të minibashkive të kryeqytetit. Dhunimi i parimeve bazë të decentralizimit të pushtetit vendor nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka bllokuar të gjitha zhvillimet ekonomike dhe sociale në të gjitha këto minibashki", tha Nishani.
Sipas tij, "refuzimi i vazhdueshëm i Ramës për të respektuar ligjin, është një rast i qartë i standardeve të dyfishta të sjelljes së tij politike". "Rama duhet t'u tregoj qytetarëve të Tiranës se është për respektimin e ligjit, për autonominë vendore dhe për decentralizimin, duke lejuar përdorimin e kompetencave që ligji i jep minibashkive", tha Nishani.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›