Kosovë, KFOR-i ndërpret punën me FSK-në
PRISHTINë- Misioni paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, i udhëhequr nga NATO-ja, thotë se përkohësisht e ka ndërprerë punën me Forcën e Sigurisë së Kosovës, pasi pjesëtarët e saj janë paraqitur publikisht me armë.
“Komandanti i KFOR-it ka marrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të mbështetjes, monitorimit dhe trajnimit të FSK-së, i tha AFP-së zëdhënësi i KFOR-it, Peter Buh.
Sipas tij, ky vendim u mor “për shkak të faktit se KFOR-i ka një marrëveshje me institucionet e Kosovës, që FSK-ja të mos bartë armë”.
Të premten, njësitë e Forcës së Sigurisë të Kosovës ishin të armatosura me rastin e pjesëmarrjes në manifestimin “Epopeja e UçK-së”.
NATO-ja ka autoritet ekzekutiv ndaj FSK-së derisa ajo të arrijë kapacitetin e plotë operacional. Pritet, që gjatë periudhës dy e deri në katër vjeçare, ajo do ta arrijë kapacitetin e saj të plotë operacional, me 2500 pjesëtarë të rregulltë dhe 800 rezervistë.
(m.a/BalkanWeb)