E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë-Arrëz, shemben muret mbajtëse, në rrezik 2 pallate

FUSHë ARRëZ- Muret mbajtëse të dy pallateve në qytetin e Fushë-Arrëzit janë shembur mesnatën e tre ditëve më parë, duke vënë në panik banorët e të dy pallateve. Teksa kanë shpejtuar të dilnin nga banesat e tyre banorët kanë vënë re se muri mbajtës në oborrin e pallatit ishte shembur, si shkak i fenomenit të rrëshqitjeve të dheut, duke bllokuar kështu edhe hyrjet e dy pallateve.

Gjendja e krijuar është shqetësuese edhe për Bashkinë e Fushë-Arrëzit, e cila nuk ka mundësi financiare për të të ndaluar shembjen e mëtejshme të mureve mbajtëse, ndërsa kryetari i kësaj Bashkie Alfred Qafa bën apel që qeveria të ndërhyjë sa më shpejt.
“Apeli im është që të bëhet në mënyrë sa më urgjente pasi rrezikon jetën e qytetarëve.” – shprehet kryebashkiaku.

Amortizimi i tejskajshëm i mureve mbajtëse në qytezën e Fushë Arrëzit është një shqetësim i përhershëm i banorëve dhe pushtetit vendor atje, ndërsa pritet që të ndërhyet para se të jetë shumë vonë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›