E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, LSI cel fushatën për zgjedhjet vendore

LEZHë- Partia Socialiste për Integrim ka celur fushatën zgjedhore për zgjedhjet vendore që pritet të mbahen vitin që vjen. Kreu i kësaj partie njëkohësisht zv.kryeministri i vendit dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta, ka zgjedhur Lezhën për të deklaruar të hapur fushatën, ndërsa u shpreh nga ky qytet se LSI, synon në këto zgjedhje 100 kryetarë komunash, 20 kryetarë bashkish dhe 1500 këshilltarë vendorë.

“Disa nga objektivat tona paraprake për zgjedhjet e ardhshme vendore të cilat tashmë po trokasin, ka të bëjë më të paktën fitoren e 100 kryetarëve të komunave në të gjithë vendin, të 20 kryetarëve të bashkive, të 3 kryetarëve të qarqeve dhe të paktën të 1500 këshilltarëve në të gjitha nivelet” – deklaroi Meta.

Në përzgjedhjen e kandidaturave do ti kushtohet rëndësi edhe femrave për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në organet e qeverisjes vendore tha Meta. Ndërsa Meta uroi nga Lezha të gjithë mësuesit dhe nënat, gëzuar 7-8 Marsin!
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›