Kosovë: KQZ çertifikon rezultatet zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çertifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të 12 dhjetorit për Kuvendin e Kosovës.
Sipas këtyre rezultateve, PDK ka fituar 34 vende në Parlament , LDK 27, lëvizja Vetëvendosje 14, AAK 12 dhe Koalicioni AKR 8.
Ndërkaq pakicat, përveç 20 vendeve të rezervuara, kanë fituar edhe 5 vende të tjera.
KQZ ka konfirmuar se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka njoftuar këtë organ se ka vendosur që të lëjë postin e deputetit, në të cilin është zgjedhur për të vazhduar mandatin në postin e kryetarit të Prishtinës.