Maqedoni:78 % e qytetarëve, të shqetësuar për marrëdhëniet ndëretnike

Shumica e qytetarëve në Maqedoni jane te shqetesuar për marrëdhënit ndëretnike në vend. Kjo sipas nje studimi te realizuar nga Qendra për Tolerancë ndëretnike dhe Refugjatë (QMTB).
Sipas kësaj organizate, mbi 78 % e qytetarëve mendojnë se gjendja e marrëdhënieve ndëretnike është përkeqësuar në mënyrë serioze, ndërsa 19 për qind theksojnë se ato janë të mira.
Një numër i madh i qytetarëve janë shprehur edhe për rritje të padurueshmërisë dhe mostolerancës ndëretnike. Mbi 71,3 % bëjnë të ditur për rritjen e padurueshmërisë ndëretnike, ndërsa 17,1 % janë shprehur kundër.
Qytetarët janë shprehur se fajtorët kryesor për këtë gjendje janë politikanët, të cilët tensionojnë marrëdhëniet ndëretnike.
Anketa është realizuar nga muaji dhjetor dhe janar me 3.566 anketues të rastësishëm nëpër vende publike, të cilët kanë plotësuar formularët e anketës me emër e mbiemër, por në kushte anonime.