Kundërshtarët e globalizimit takohen në Senegal

Në hapje dhjetëra mijëra demonstrues dhe kundërshtarë të globalizimit nga e gjithë bota morën pjesë në një marshim proteste drejt ndërtesës së universitetit, ku do të zhvillohet shumica e veprimtarive.
Sivjet vëmendja e tyre u kushtohet revoltave popullore në Afrikën Veriore, shkruan edicioni shqip i DW-së. Përfaqësues të vendeve arabe kërkuan fundin e qeverive autoritare dhe diktatoriale. Në ditën e parë të punimeve në qendër të diskutimeve qëndron Afrika. Do të zhvillohen këshillime për atë se si mund të fuqizohen më tej shoqëria civile dhe shanset e arsimimit në shtetet afrikane.
Deri të premten pjesëmarrësit duan të këshillohen për alternativa ndaj sistemit ekonomik botëror në fuqi dhe për një ndarje më të drejtë të burimeve Tokës. Priten deri në 60.000 pjesëmarrës: përfaqësues të organizatave joqeveritare, të shoqatave për të drejtat e njeriut dhe të atyre mjedisore, si dhe krerët e shteteve të Bolivisë dhe Venezuelës, Evo Morales dhe Hugo Çavez. Forumi social botëror u themelua në vitin 2001 si kundërpeshë ndaj forumit ekonomik botëror në Davos./Start/
2011-02-07 11:23