E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankesa edhe per rivotimet ne Kosove

Ne Kosove aktualisht Paneli per Ankesa eshte duke shqyrtuar 61 ankesa te partive politike por edhe vezhguesve te pavarur per procesin e rivotimeve te se dieles ne pese komuna te vendit. Ankesat me te shumta jane bere nga Levizja Vetevendosje dhe nga Lidhja Demokratike e Kosoves. Kryetari i kesaj partie Isa Mustafa tha se kishte dobesi te medha ndersa rivotimet e se dieles sipas tij kane argumentuar faktin se zgjedhjet e 12 dhjetorit jane demtuar shume nga parregullsite.

Ajo cfare eshte argumenti me i forte eshte se aty eshte treguar nje diference shume e madhe e votave ndermjet 12 dhjetorit dhe 9 janarit diference me se 33 mije votave prej te cilave vetem Partise Demokratike i takojne mbi 21 mije vota. shte argumenti me i mire i abuzimeve qe kane ndodhur perpara tha zoti Mustafa.

Partia Demokratike e ka cilesuar si te rregullt dhe te lire procesin e rivotimeve te se dieles te cilat sipas kryeministrit ne doreheqje Hashim Thaci ishin ne pajtim me standardet nderkombetare te zgjedhjeve te lira dhe demokratike.

Por rrjedha e tyre u kritikua nga delegacioni i Parlamentit Evropian qe ka vezhguar zgjedhjet te cilat sipas ketij delegacioni jane pershkuar nga defekte serioze. Euro parlamentarja Ulrike Lunacek tha se zgjedhjet jane larg standardeve nderkombetare dhe si te tilla ato mund te demtojne edhe proceset integruese te Kosoves ne Bashkimin Evropian.

Sipas rezultateve te deritashme te votimeve per pushtetin qendror fituese eshte Partia Demokratike e Kosoves me 32 per qind te votave ndersa ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosoves me 24.7 per qind Vetevendosja me 12.6 per qind Aleanca per Ardhmerine e Kosoves me 11.2 per qind dhe Aleanca Kosova e Re me 7.3 per qind. Lidhja Demokratike e Dardanise dhe Partia Fryma e Re nuk kane arritur te kalojne pragun zgjedhor meqe te dyja kane nga 2.2 per qind te votave.

Ne keto rezultatet nuk jane perfshire votat nga komuna e Mitrovices ku do te kete rivotime te teresishme me 23 janar per shkak te parregullsive te shfaqura ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Por as ato rivotime nuk pritet te ndikojne ne renditjen e partive politike por mund te ndikojne ne radhitjen e deputeteve te parlamentit 120 vendesh te Kosoves. Rivotimi ne Mitrovice do te zgjase edhe procesin e krijimit te qeverise se re.

Zgjedhjet e 12 dhjetorit ishin te parat qe nga shpalla e pavaresise se Kosoves ne shkurt te vitit 2008 dhe te parat te parakohshme qe nga vitit 1999. Si te tilla ato jane pare si nje sprove per qendrueshmerine dhe demokracine e shtetit te ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›