Kosovë, Kermabon kërkon takim me liderët kosovarë
Shefi i EULEX-it, Iv de Kermabon ka kërkuar që të takohet nesër me liderët kosovarë për të diskutuar mundësinë e nënshkrimit të Protokollit të Bashkëpunimit Policor me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.
Përmes një deklarate për media, të lëshuar nga Zyra për Informim e EULEX-it, Kermabon ka vënë në pah se ka pasur një mori keqkuptimesh dhe keqinterpretimesh lidhur me këtë çështje.
"EULEX-i nuk ka nënshkruar dhe nuk mund të nënshkruajë çfarëdo lloj protokolli në emër të Kosovës. EULEX-i, si mision teknik për sundimin e ligjit, mund të nënshkruajë protokolle vetëm në emër të EULEX-it dhe për çështjet që lidhen me sundimin e ligjit, sipas pajtimit të arritur nga 27 vendet anëtare të BE-së", ka thënë Kermabon.