E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Kuçi takon ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Aldo Bumçi

PRISHTINË - Zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, priti në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Aldo Bumçi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, ministri Bumçi edhe një herë shprehu qëndrimin e shtetit shqiptar lidhur me marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke e vlerësuar këtë marrëveshje si arritje historike. Ndërsa, zv/kryeministri Kuçi, sipas zyrës së tij, falënderoi ministrin Bumçi për bashkëpunimin dhe rolin konstruktiv që Shqipëria ka luajtur gjatë këtij procesi.
Në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë në të gjitha fushat.

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Aldo Bumçi, nesër do të pritet në takim nga zv/kryeministri dhe ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, i cili është një nga përfaqësuesit e komunitetit serb në qeveri dhe institucionet e tjera të Kosovës.

(er.nu/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›