E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Linja direkte e Putin, rusët 1,2 milionë pyetje për të

MOSKË- Janë rreth 1,2 milionë pyetjet që kanë mbërritur për pjesën e njëmbëdhjetë të programit ''Linja direkte'' që presidenti rus, Vladimir Putin organizon me qytetarët e vendit të tij, parashikuar për nesër në orën 08:00 GMT.

Ky program zhvillohet në ish-galeritë tregtare historike ''Gostinni Dvor'', pranë Sheshit të Kuq, shumë pranë Kremlinit.

Kjo maratonë mediatike transmetohet pothuajse në të gjithë vendin, ku presidenti u përgjigjet pyetjeve të përzgjedhura dhe të filtruara që më parë.

Nga pyetjet e mbërritura janë edhe ato për blogerin Aleksei Navalni, lideri i opozitës së rrugës, edhe pse nuk dihet ende nëse Putin do t'i përgjigjet apo jo.

Për këtë program janë bërë në total 957 000 telefonata, 174 000 sms dhe 103 000 letra. Çdo orë mbërrijnë deri në 20 000 telefonata.

Programi do të transmetohet në 83 rajone ruse. Në vitin 2001, kjo maratonë vazhdoi dy orë e 20 minuta, me 47 pyetje për të mbërritur në 4 orë e 32 minuta te e fundit me 92 pyetje. Putinit i pëlqen që çdo herë ta thyejë rekordin.
(m.a/ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›