E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Kuvendi seancë për protestat e Vetëvendosjes

Deputetë të Kuvendit të Kosovës në seancën e parë plenare për 2012, kanë shprehur shqetësimin e tyre për ngjarjet e fundit në vend, duke theksuar se aty ku rrihen deputetët e një vendi, vdes demokracia. Megjithatë ata kanë theksuar se rrugët nuk janë zgjidhje e problemeve në vend. Sabri Hamiti, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës theksoi se LDK-ja kërkon funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës dhe kryerjen e detyrës në bazë të Kushtetutës.

Sipas tij, problem madhor i Kosovës është shtrirja e sovranitetit në tërë vendin, ndërkaq kërkoi nga Qeveria t`i zbatojë vendimet e Kuvendit të Kosovës. deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ritheksoi edhe në Kuvendin e Kosovës se 14 janari kur qytetarët po demonstronin në mbrojtje të vendimit të Kuvendit të Kosovës, qeveria reagoi egërsisht, duke u rreshtuar në mbrojtje të interesave politike, ekonomike e strategjike të Serbisë. Sipas tij, me urdhër politik dhe skenar konspirativ qeveria përdor policinë kundër qytetarëve të saj.

Ndërkaq, edhe Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u shpreh se kjo që po shihet ditëve të fundit është pasojë e degradimit të jetës në Kosovë, korrupsionit që i kaluar normat ballkanike, nivelit më të ultë të mundshëm të arsimimit e shumë çështjeve tjera negative. Në seance foli edhe kreu i qeverisë Hashim Thaçi, i cili përshëndeti nisjen zyrtare te dialogut per liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian. Ndërsa i bëri thirrje Vetëendosjes të tërhiqet nga dhuna e të gjejë gjuhën e dialogut. Ai është shprehur i gatshëm për të dialoguar rreth “mosmarrëveshjeve” me Lëvizjen Vetëvendosje ndërsa ka bërë thirrje për dialog.

Sipas kryeministrit ka thënë se komunikimi është mënyra e vetme për të çdo zgjidhje. “Dua të ju bëj ftesë që ta bëjmë debatin në Kuvend. Vetëm bashkëpunimi, komunikimi dhe dialogu është ajo që duan qytetarët, duke respektuar gjithmonë Kushtetutën e Kosovës. Vetëm komunikimi dhe integrimi është e ardhmja jonë, e jo bllokadat”, ka thënë Thaçi para deputetëve, ndërkohë ka shtuar se me sjellje të pahijshme pengohet integrimi.

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare, e para në këtë vit, shqyrtoi kërkesën e Komisionit për Amendamentimin e Kushtetutës për mandat të ri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›