E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosja: Policia të mos ushtrojë dhunë

Drejtues të Lëvizjes “Vetëvendosje” në Gjilan kanë paralajmëruar Policinë e Kosovës së të dielën më 22 janar do të protestojnë sërish te Dheu i Bardhë, ndërsa kanë kërkuar që policia të përmbahet dhe të mos ushtrojë dhunë.

Pavarësisht që ndaj tyre ishte përdorur dhunë, aktivistët e “Vetëvendosjes” thanë se nuk do të ndalen për asnjë moment për të bllokuar hyrjen e mallrave të Serbisë në Kosovë.

Ismajl Kurteshi, kryetar i Qendrës së Lëvizjes “Vetëvendosje” në Gjilan, ka thënë se protesta e së dielës do të jetë paqësore, ndaj ai u ka bërë ftesë qytetarëve që të kontribuojnë në realizimin e vendimit të Kuvendit të Kosovës, pasi me të është Kosova që do të përfitojë.

Kurteshi i ka bërë me dije policisë se ajo nuk duhet të përsërisë gabimin e të shtunës së kaluar, kur siç tha ai kishte nderhyre mbi protestuesit paqësorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›