Kosovë, Kuvendishqyrton buxhetine shtetit më 25 mars
PRISHTINË- Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2011, do të shqyrtohet për herë të parë në seancën e 25 marsit, vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës.
Kryesia ka ngarkuar Komisionin për Buxhet dhe Financa ta shqyrtojë projektligjin për Buxhetin dhe t’i paraqesë Kuvendit raportin me rekomandime, për shqyrtim dhe miratim.
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e 11 marsit, miratoi projektbuxhetin për vitin 2011, i cili menjëherë iu përcoll Kuvendit të Kosovës për miratim.
Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2011 kap shumën prej 1 miliardë e 264 milionë euro.
(m.a/ata/BalkanWeb)