Feith: Dialogu Kosovë-Serbisfidë europiane
PRISHTINË- Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë Pieter Feith ka deklaruar se dialogu me Beogradin, miratimi i buxhetit, procesi i decentralizimit dhe zhvillimi ekonomik janë sfida për qeverinë e re të Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare ta cilat kanë zbardhur intervistën që përfaqësuesi i BE ka bërë për VOA.
“Kosova ka nevojë për udhëheqje të përkushtuar që të kryesojë sipas shembullit”, ka theksuar Feith.
Lidhur me dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe pritjeve nga ky dialog, Feith ka thënë se kjo është një mundësi e mirë për të dyja palët për zgjidhjen e çështjeve praktike me interes të ndërsjellë.
“Dialogu është një mundësi si për Prishtinën, ashtu edhe për Beogradin që të zgjidhin disa çështje praktike me interes të ndërsjellë. Të dy do të përfitojnë nga një dialog i dobishëm përsa i takon shansit evropian”, ka nënvizuar Feith gjatë intervistës së tij.
Duke komentuar gjendjen e tanishme në Kosovë, si dhe opinioneve se Kosova po izolohet nga BE, pa liberalizimin e vizave, pa Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe tani me pengesa tregtare me BE, Feith ka thënë se e gjithë BE-ja është e përkushtuar fuqishëm që Kosova ta ketë shansin e vet evropian.
“Kosova po bën përparim në procesin e integrimit të saj në BE, për të mbushur kriteret e liberalizimit të vizave, rregullimit të marrëveshjeve tregtare dhe pjesëmarrjes në Dialogun e Stabilizim-Asociimi dhe ky është ndonjëherë një proces i dhimbshëm reformash dhe ndryshimi, por me përfitime në afatin e gjatë. Mendoj se ky është një angazhim shumë aktiv dhe jo izolim”, ka përfunduar përfaqësuesi i BE në Kosovë Feith .
(e.m/koha/BalkanWeb)